153 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10,225.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën:jë 64 vjeçar nga Durrësi, një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.
193 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 13 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 106 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 225 të infektuar,
– 316 viktima;
– 6 106 të shëruar,
– 3 814 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 shtator sipas qarqeve është:
Tiranë, 2 054 pacientë aktivë,
Durrës, 466 pacientë aktiv,
Shkodër, 296 pacientë aktivë,
Vlorë, 125 pacientë aktivë,
Fier, 113 pacientë aktivë,
Lezhë, 204 pacientë aktivë,
Korçë, 135 pacientë aktivë,
Kukës, 129 pacientë aktivë,
Elbasan, 154 pacientë aktivë,
Berat, 69 pacientë aktivë;
Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
Dibër, 35 pacientë aktiv