Protesta masive po mbahen në Bjellorusi kundër regjimit autokratik të Aleksandër Lukashenko. Të dielën, 100 mijë protestues u mblodhën përpara pallatit presidencial në Minsk për të katërtën javë rresht.
Ata kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko. Protesta të njëjta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Bjellorusisë.
Policët ju përgjgijën protestuesve, me arrestime të shumta dhe me dhunë.
Por pavarësisht teknikave të forta të regjimit, protestat duket se do të vazhdojnë. Ato nisën në 9 gusht 2020, pasi presidenti Lukashenko i fitoi zgjedhjet përmes vodhjes së votave.