Michelle Bachelet, shefja e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar vendeve të mbrojnë gazetarët në veçanti gjatë periudhës së Covid-19, duke qënë se puna e tyre shpëton jetë.
Duke folur në një aktivitet në Gjenevë, Bachelet theksoi se 1000 gazetarë janë vrarë në 10 vitet e fundit, 90% e rasteve mbeten të pazbuluara.
Ajo ju bashkua aktivitetit të karikaturistit politik Patrick Chapatte, i cili foli për vrasjen e 12 gazetarëve farncez, punonjës të revistës Charlie Hebdo. Ai theksoi se Evropa nuk është një vend i sigurtë për gazetarët:
“Ne kemi parë 5 vjet më parë një linjë të kaluar me gjak, dhe ajo është vija ku mund të vritesh në Paris, Evropë, kudo, ti mund të vritesh për shkak të opinionit tënd. Dhe ky është pragu i ri”.
Bachelet vazhdon se edhe gjatë pandemisë, puna e gazetarëve është edhe më e rëndësishme. Raportimet e tyre janë një mjet thelbësor si për zyrtarët dhe për publikun.
Ajo shtoi se shumë vende kanë parë një rritje të politizimit të pandemisë duke e përdorur atë për të fajësuar kundërshtarin politik.
Kjo rezulton në kërcënime, arrestime, dhe fushata denigruese kundër gazetarëve të cilët rapotojnë faktet për përhapjen e virusit:
“Kur gazetarët targetohen gjatë raportimit të protestave dhe kritikave, këto sulme kanë për qëllim heshtjen e të gjithë shoqërisë civile dhe ky është një shqetësim i thëllë. Gazetaria pasuron kuptimin tonë për çdo lloj çështje politike, ekonomike dhe shoqërore, duke përcjell informacion të rëndësishëm, për transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë”.
Gjatë pandemisë në Shqipëri, ka pasur disa shkelje të lirisë së shprehjes, gazetarja Sonila Meco u sulmua për shkak të komentit të një doktori lidhur me personat e ngecur në kufi me Greqinë.
Gjithashtu edhe Kryeministri Rama u kritikua për përdorimin e numrave privat të klientëve të Vodafone Albania për të dërguar një mesazh sensibilizue për qytetarët.