Industria e kultivimit të vreshtave të rrushit po rrezikohet nga kërkesa e ulët dhe infrastruktura.
Dhjetra fermerë në fshatin Gërmenjë thanë se çmimi i ulët dhe mungesa e klientëve po i detyron ata të hedhin sasi të mëdha produkti dhe të humbin shumë para.
Fermerët thanë se vendosja e pikave të grumbullimit dhe të procesimit në zona të caktuara do të ishte një zgjidhje për gjendjen e krijuar. Ata thanë gjithashtu se 200 hektarë vreshta rrezikohen të braktisen ose të kalben.
Exit News foli me Dhurata Thanasin, eksperte e ushqimit “slow food” dhe me pronaren e kantinës Denisa Kalimani për faktin se fermerët po e hedhin produktin çdo vit.
Ato thanë se produkti importohet në Shqipëri pavarësisht se fermerët shqiptarë e hedhin produktin pa arritur dot ta shesin.
Thanasi dhe Kalimani treguan se problemi kryesor i fermerëve është mungesa e politikave për lehtësimin e transportit, mbledhjes, procesimit dhe shpërndarjes.