Në Bashkimin Evropian, 13% e vdekjeve u shkaktuan nga ndotja mjedisore, sipas raportit të botuar të martën (8 Shtator) nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), e cila theksoi se pandemia e Covid-19 vendosi cilësinë e mjedisit dhe sëmundjet e shkaktuara prej tij në qendër të vëmendjes.
Evropianët vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore si ndotja e ajrit, zhurma dhe kimikatet, dhe pandemia Covid-19 dha një shembull të lidhjeve midis “shëndetit të njeriut dhe shëndetit të ekosistemit”.
“Shfaqja e sëmundjeve të ardhura nga kafshët është e lidhur me përkeqësimin e mjedisit dhe ndërveprimet njerëzore me kafshët në sistemin ushqimor”, tha raporti.
Në 27 vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar, 630,000 vdekje në 2012 ndodhën për shkak të faktorëve mjedisor.
Raporti vuri në dukje një ndryshim të fortë midis Evropës Perëndimore dhe Lindore në vdekjet e lidhura me ndotjen e mjedisit:
“Kështu, në Rumani një në pesë vdekje ndodhin për shkak të ndotjes mjedisore, ndërsa në Suedi dhe në Danimarkë një në 10 vdekje ndodhin nga ndotja”.
Si dhe një lidhje të fortë me nivelin socio-ekonomik të vendeve:
“Kështu, të varfrit preken më shume nga ndotja mjedisore, sepse ata jetojnë në zona me ndotje të lartë, me trafik të rënduar e afër industrive që ndosin mjedisin”.