Kryeministri i Kosovës Hoti takon Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi

Nga Exit News
Kryeministri i Kosovës Hoti takon Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u takua me Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi në Bruksel sot. Në një postim në Tëitter, Varhelyi shpreh gadishmërinë e BE-së për përparimin e dialogut mes dy vendeve, Kosovë-Serbi.

“Diskutim mjaft i mirë me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti sot. Të kënaqur që u bë përparim i gjatë takimit të nivelit të lartë për dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së. Sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, BE është gati për të punuar në ndjekjen e përbashkët për të përparuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin mes vendeve.”

Hoti dhe Vuçiç po zhvillojnë prej dy ditësh takime me zyrtarë të lartë të BE-së. Ditën e hënë ata takuan shefin e punëve të jashtme, Josep Borrel dhe David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Disa ditë më parë Kosova dhe Serbia firmosën një dokument, ku ranë dakort për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Në lidhje me njohjen reciproke, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell pohoi se do të diskutohet në Bruksel.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>