Rusia ka nisur zyrtarisht shpërndarjen e vaksinës së saj anti-Covid, Sputnik V, për qytetarët.
Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se vaksina është testuar në grupe të mëdha qytetarësh dhe i ka kaluar të gjithë testimet e nevojshme, ndaj është gati për të nisur vaksinimin e qytetarëve.
Në 4 shtator shkencëtarët rusë publikuan raportin e parë të vaksinës, i cili tregonte se vaksina krijon antitrupa. Studimi u publikua në revistën britanike The Lancet, më 4 shtator.
Sputnik V është vaksina e parë e miratuar nga një shtet në botë kundër Covid-19. Megjithëse testimet ishin bërë në grupe shumë të vogla, Rusia miratoi përdorimin e vaksinës për përdorim të brendshëm më 11 gusht. Shumë qëndra të tjera kërkimore në botë kanë ngritur dyshime për vaksinën ruse.