Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, nëse Izraeli njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas burimeve për gazetën The Jerusalem Post pranë presidentit Vuçiç, ky i fundit ka lënë të kuptohej se mund të shkelë marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë në 4 shtator, mes Kosovës e Serbisë.
“Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur. Për më tepër, kjo lëvizje nga Izraeli do të dëmtonte marrëdhënien dypalëshe midis Izraelit dhe Serbisë dhe nuk do të jetë kurrë e njëjta. Është kaq e thjeshtë” u shpreh burimi.
Serbia dhe Kosova nënshkruan marrëveshje të ndara me SHBA-në në të njëjtën kohë, të ulur në anët e kundërta të Presidentit të SHBA Donald Trump në Zyrën Ovale.
Një prej pikave të marrëveshjes ishte që Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës, Kosova do të hapte ambasadë në Jeruzalem, ndërsa Serbia do të zhvendoste ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.