Presidenti amerikan Donald Trump është propozuar për çmimin Nobel të paqes për vitin 2021, për ndihmën e dhënë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, njofton televizioni amerikan Fox News.
Kandidatura e Trump u propozua nga Christian Tybring-Gedde, anëtar i parlamentit norvegjez.
“Për meritën e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë se çdo kandidat tjetër për çmimin Nobel, për të vendosur paqe mes vendeve”, u shpreh Christian Tybring-Gedde.
Në letrën e tij dërguar komitetit të Nobelit, ai shkruan se administrata e Trump ka pasur një rol kyç në vendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kjo është hera e dytë që Trump propozohet për çmimin Nobel. Në vitin 2018, Christian Tybring-Gedde sëbashku me një norvegjez tjetër, e propozuan Trump për çmim Nobel, pas samiti të Presidentin në Singapor me Kim Jon Un, diktatorin e Koresë së Veriut.
Presidenti Trump të enjten (3 shtator) lajmëroi se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur një marrëveshje paqe, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.