Një prej të dënuarve në burgun e Drenovës, i infektuar me Covid-19, ka humbur jetën mesditën e së mërkurës.
Viktima është Çaush Banaj, 74 vjeç, i dënuar me 25 vite burg në vitin 2000.
Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera dhe ishte shtruar për kurim në spitalin Shefqet Ndroqi.
Çaush Banaj është viktima e parë e Covidit në burgjet shqiptare, megjithëse në total nëpër burgje ka pasur mbi 40 të infektuar.
Djali i Banajt, i dënuar po ashtu me 23 vite burg, është i infektuar me Covid-19.
Aktualisht në burgun e Drenovës ka 9 të burgosur të infektuar.