Pronarët e bareve, klubeve dhe restoranteve kanë protestuar në qendër të Madridit ditën e mërkurë duke i kërkuar qeverisë për ulje të taksave dhe mbështëtje për të mbijetuar goditjen e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Me pankarta ku shkruhej “Ndihmë!” dhe “Ne nuk jemi problemi” pronarët e këtyre bizneseve kërkuan ndryshimin e qëndrimit të qeverisë, e cila ka përjashtuar mundësinë e uljes së TVSH-së.
Klubet e natës janë të mbyllura në Madrid, ndërsa restorantet dhe baret janë lejuar të hapen me kapacitet të reduktuar.
Spanja, që përpara pandemisë koronavirus kishte numrin më të madh të lokaleve në botë, me një të tillë për çdo 175 banorë, në 7 shtator u bë qyteti i parë i Europës perëndimore që kaloi shifrën e 500,000 të infektuarve.
Ekonomia në Spanjë u tkurr me një rekord prej 18.5% në muajt prill-qershor. Kjo ishte rënia më e madhe mes shteteve anëtare të Bashkimit Europian.