Qeveria po merr masa për strehimin e refugjatëve

Qeveria po merr masa për strehimin e refugjatëve

“Qendrat e përkujdesit social tashmë do të bëhen qendra pritëse për fëmijët në risk dhe në situatë emergjence, ato kanë stafe profesionale të cilat janë orientuar të shërbejnë për të ardhurit nga zonat e konfliktit,” deklaroi Ministrit i Mirëqenies Blendi Klosi, sot paradite në Kuvend.

Ministri Klosi u shpreh se vendi është i gatshëm të përballet me fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët ndodhen prej javësh në kufijtë shqiptarë.

Ai pranoi se nga qershori i kaluar është ngritur dhe funksionon një grup pune, nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, që ka hartuar një plan veprimi emergjence për të pritur të ardhurit nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera me fluks të lartë largimi të qytetarëve.

Në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi tenderin ndërtimin e një godinë 4-katëshe, në Babrru, për strehimin e azilkërkuesve. Qeveria ka përshtatur edhe një sërë godinash të tjera, në Gjirokastër dhe Korçë, për strehimin e mundshëm të refugjatëve.

Qeveria nuk është shprehur asnjë herë qartë në lidhje me mundësinë e pritjes së refugjatëve. Kryeministri ka qenë veçanërisht i dykuptimtë në lidhje me këtë çështje. 

“Shqipëria nuk i hap kufijtë dhe nuk ngre mure. Ne thjesht duam një zgjidhje evropiane. Ne nuk mund të ndihmojnë askënd vetëm, sepse ne nuk kemi mjetet për të ofruar ndihmë për të gjithë,” u shpreh para disa javësh Zoti Rama për gazetën Wall Street Journal.

Nuk dihet nëse përgatitjet të cilave iu referua Ministri Klosi janë pjesë e një plani europian apo qeveria ka vendosur të marrë masa paraprake për çdo rast.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>