Nënkrytari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se ka mashtruar qytetarët në lidhje me premtimin për mbylljen e lojërave të fatit.
Në një deklaratë për shtyp, Vasili u shpreh se Rama ka deklaruar vetë që lojërat e fatit përdoreshin për pastrimin e parave të pista, por tani ka miratuar një ligj që lejon rihapjen e kazinoe në ‘zemër të Tiranës’.
Vasili i bëri thirrje shqiptarëve që në 25 prill të votojnë për opozitën dhe të rrëzojnë kryeministrin Rama.
Për të lexuar më shumë për ligjin e qeverisë për rihapjen e kazinove, klikoni këtu.