Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka bërë thirrje personave që plotësojnë kushtet të kandidojnë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, të martën (10 shtator) ambasada shkruan se:
“Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve”.