Rama fajëson opozitë për autostradën Tiranë-Elbasan

Nga Exit News
Rama fajëson opozitë për autostradën Tiranë-Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës për detyrimin e qeverisë për të paguar 44 milionë euro fatura të papaguara ndaj kompanisë greke Aktor.

Rama, gjatë vizitës në bypassin e Shkodrës të enjten, tha se:

“Tendera po kanë bërë ata, i kanë bërë për faqen më të zezë të shtetit shqiptar, i kanë bërë të tilla me projekte që iu shtohen kostot rrugës, kanë bërë historitë tek Tiranë- Elbasan që kthehen në kosto për shtetin shqiptar, se sheh rrushi rrushin e piqet, edhe u bashkua rrushi blu me rrushin e kuq edhe doli një lloj rrushi që e bëri lëng buxhetin e shtetit”.

Rama sulmoi edhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi duke thënë se ajo po bllokon punën për pastrimin dhe modernizimin e qytetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>