Kryeministri Edi Rama pohoi se ndjehet i nderuar për miqësinë me Presidentit turk Erdoganin, sonte, në emisionin Opinion, në Tv Klan.
“Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri Shqipërisë”, ju përgjigjë Rama pyetjes mbi marrëdhënien e tij me Presidentin turk Erdogan.
Rama gjtihmonë ka folur për miqësinë personale me Presidentin Erdogan. Madje ne jemi i vetmi vend në Evropë që kemi një memorial në nderim të viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi (15 korrik 2016).