Abazoviç: Tërhiqem nga qeveria nëse nuk respektohen parimet pro-europiane

Nga Exit News
Abazoviç: Tërhiqem nga qeveria nëse nuk respektohen parimet pro-europiane

Kryetari i Lëvizjes Ura në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, pjesë e qeverisë së re, ka deklaruar se do të dalë nga koalicioni qeverisës, nëse nuk do të respektohet marrëveshja mes partive.

një deklaratë për emisionin Opinion, Abazoviç tha se vota e tij “do të shkojë drejt BE, drejt luftës kundër korrupsionit dhe demontimit të regjimit të fundit në Evropë.”

Qeveria e re pro-serbe e Malit të Zi ka bërë të ditur se pavarësisht lidhjeve me Serbinë e Rusinë, do të mbajë qëndrime pro-perëndimore.

Madje në marrëveshjen për parimet e koalicionit të ri qeveritar, theksohej se qeveria e re do t’i përmbahet të gjithë detyrimeve që Mali i Zi ka në arenën ndërkombëtare dhe do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme drejt integrimit europian.

Një tjetër parim për të cilin anëtarët e qeverisë së re kanë rënë dakord është mosvënia në dyshim e pavarësisë së Kosovës dhe mostërheqja e njohjes së saj.

Më para Abazoviç ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në qeveri dhe nëse ajo do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>