Shkollat ku nuk mund të zbatohet protokolli do të bëjnë mësim online, deklaroi zyrtarja e MASR, Zamira Gjini për News24, të shtunën.
Ajo tregoi se të gjitha shkollat kanë marrë masa për respektimin e distancave, dhe se çdo gjë i është lënë në dorë të drejtorëve te shkollave.
Milka Jojic, përgjegjëse e për monitorimin e protokollit në shkolla u shpre se “Shkollat kanë marrë furnizime me detergjentë. Janë lënë detyra dhe janë furnizuar”.
Ato siguruan qytetarët se shkollat janë dezinfektuar dhe janë pajisur me dezinfektantë që nxënësit dhe mësuesit të pastrojnë duart.
Shkollat do të hapen të hënën, më 14 shtator, pas mbylljes prej rreth 6 muajsh.