Autoritetet e shëndetit në Hungari raportuan, të shtunën, 916 raste të reja, 25 përqind më shumë se sa një ditë më parë.
Qeveria hungareze nuk po merr masa ndaluese për valën e dytë, duke e lënë në varësi të rasteve për qytet, raporton Associated Press.
Orban tha, të shtunën, në një video në Facebook, se qëllimi nuk është vetëm të shpëtojë jetë por edhe të mos ndalë ekonominë.
Ekonomia e Hungarisë ka rënë me 13,6 përqind, rënia më e lartë në rajon.