164 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 3 viktima u shënuan sot (12 shtator) në vend.
Sipas, Institutit të Shëndetit Publik u shëruan 51 persona , duke cuar numrin në 6494 të shëruar në total.
Qyteti me më shumë të infektuar është Tirana me 56 raste.
Shtrirja gjeografike është: Më shumë raste kishte Tirana 56, pasuar nga Shkodra me 11, dhe Durrësi, Korça e Lushnja me 10.
Në të dy spitalet COVID-19 po trajtohen 188 pacientë, 21 prej tyre në terapi intensive dhe 7 të intubuar.