Ndahet nga jeta doktori e politikani Sabit Brokaj

Nga Exit News
Ndahet nga jeta doktori e politikani Sabit Brokaj

Doktori dhe politikani Sabit Brokaj është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohes se Brokaj ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Brokaj ka studiuar për mjekësi në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës. Ai ka qenë shef mjekësor i një brigade në Shijak nga viti 1969 deri në vitin 1972.

Ndërsa nga në periudhën 1972-1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë.

Sabit Brokaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste që prej vitit 1991. Ai ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>