Policia e Lezhës ka arrestuar, të dielën, një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, është dënuar nga Gjykata e Venecias, me 11 vite e 8 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.
Në 28 korrik, Operacioni Forca e Ligjit i kishte kërkuar Mirashit deklarimin e pasurisë, si i dënuar për shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe shfrytëzimi i prostitucionit.