
Presidenti amerikan Trump iu përgjigj, të martën, lajmeve se Irani ka në plan të marrë hak për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, në janar, në një sulm ajror organizuar nga Amerika.
“Çdo sulm nga Irani, i çdo forme, kundër Shteteve të Bashkuara do të pritet me një sulm ndaj Iranit që do të jetë 1000 herë më i madh!” Trump shkroi në Tëitter.
Në janar 2020, SHBA-të vranë gjeneralin e lartë iranian Soleimani. Pas vrasjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad u godit nga 3 raketa.
Për këtë ngjarje, Irani lëshoi dhe një urdhër arresti ndërkombëtar për Trumpin.