152 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 672.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë, një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën.
171 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 668 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 672 të infektuar,
– 340 viktima;
– 6 668 të shëruar,
– 4 664 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 15 shtator:
- Tiranë 2 366 raste,
- Durrës 520 raste,
- Shkodër 362 raste,
- Lezhë 267 raste,
- Elbasan 248 raste,
- Korçë 209 raste,
- Fier 192 raste,
- Vlorë 170 raste,
- Kukës 140 raste,
- Berat 92 raste,
- Gjirokastër 47 raste,
- Dibër 51 raste.