Konsullata shqiptare në Athinë u mbyll për ditën e mërkurë (16 shtator), për shkak të dezinfektimit të zyrave dhe problemeve teknike me sistemin elektronik të aplikimit për dokumenta.
Zyrat po dezinfektohen pasi një punonjës i konsullatës, në shërbimin e aplikimit të pashaportave, u diagnostikua me Covid-19.