Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e gjyqtarit Altin Binaj për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendin e shpallur vakant nga Presidenti Meta. Vendimi u mor pas mbledhjes së 16 shtatorit.
KED njoftoi për median se ka ndaluar kandidimin e Artan Spahiut, dhe Dedë Kasnecit për vendin e shpallur vakant nga Presidenti Meta.
Kandidatët u përjashtuan nga gara sepse nuk plotësonin një ose disa kushte të parashikuara në Kushtetutë. Ata kanë të drejtë të apelojnë vendimin e KED-së në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë pas publikimit nga KED.
Ndërsa, kandidati Gentian Meta u tërhoq nga gara.
KED ka lajmëruar Kuvendin dhe zyrën e Presidentit për rihapjen e thirrjes për kandidatë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Vendet e hapura janë vendi i shpallur nga Presidenti në datë 27.09.2019 dhe ai i shpallur nga Kuvendi në datë 21.08.2019.