Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë mesnatës 7 persona të dyshuar për trafik droge.
Aksioni blic është zhvilluar në pika të ndryshme të qytetit. Përveç policiëve të Vlorës, në aksion ka pasur dhe policë nga Tirana.
Të dyshuarit kanë qenë në vëzhgim prej kohësh.
Hetimet për rastet po kryhen nga prokuroria e Vlorës.