Naftëtarët e Ballsht po protestojnë sot, 17 shtator, përpara Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.
Ata kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë tek kompania menaxhuese e rafinerisë, e cila prej 10 muajsh nuk ka paguar pagat e naftëtarëve. Ata po ashtu kërkojnë rifillimin e punës së rafinerisë.
Protesta në Tiranë vjen pas disa ditësh protestë në rafinerinë e Ballshit.
Të premten 11 shtator, naftëtarët lajmëruan se i kishin lënë afat deri në 14 shtator kompanisë ‘Allun’, që menaxhon rafinerinë, për të paguar pagat e prapambetura dhe për të rinisur punën.
Naftëtarët u shprehen se të hënën, 14 shtator rinis mësimi dhe ata nuk munden të paguajnë shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të tyre, pasi prej 10 muajsh nuk marrin asnjë pagë.
Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka deklaruar se përfaqësuesit e kompanisë janë zhdukur, megjithsë një javë më parë ata premtuan se do të nënshkruanin kontratat e reja të punës dhe do të paguanin pagat e prapambetura.