Partia Demokratike e quajti ‘politik’ vendimin e gjykatës së Lezhës për të dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, i akuzuar për tjetërsim pronash.
Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjitshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se ‘gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike’.
Bardhi tha se Frrokaj ka bërë një punë të mirë si kryebashkiak i Lezhës dhe i bëri apel gjykatës në shkallët e tjera që të nxjerrë në dritë të vërtetën:
“Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.”
Paraditen e së enjtes gjykata e Lezhës dënoi me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar, se bashkë me zyrtarë të tjerë, ka tjetërsuar pronat në Shëngjin tek zona e Ranës së Hedhur.