125 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 073.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën.
175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 24 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 831 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 073 të infektuar,
– 352 viktima;
– 6 831 të shëruar,
– 4 813 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 17 shtator:
- Tiranë 2 380 raste
- Durrës 533 raste
- Shkodër 373 raste
- Lezhë 278 raste
- Elbasan 264 raste
- Korçë 225 raste
- Fier 213 raste
- Vlorë 182 raste
- Kukës 144 raste
- Berat 99 raste
- Gjirokastër 63 raste
- Dibër 59 raste