Kryeministri britanik Boris Johnson beson se Mbretëria e Bashkuar është përfshirë tashmë në valën e dytë të koronavirusit, të cilët e quajti ‘të pashmangshme’.
Në një dalje publike, Johnson deklaroi se nuk do të donte që të merrte ‘masa të rrepta izolimi’, por se duke parë numrat në rritje të infektimeve ditore, qeveria po mendon nëse ‘duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike.’
Deklarata e kryeministrit vjen pak orë pasi ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi se izolimi i vendit është gjithmonë ‘një mundësi në tavolinë’.
Ai tha se ‘një izolim i dytë i vendit është hapi i fundit në strategjinë e mbrojtjes dhe ne duan njëherë të përdorim izolimin lokal’.
Prej disa ditësh Britania e Madhe po përballet me rritje të numrit të të infektuave ditorë dhe atyre të shtruar në spitale.
Vetëm në 24 orët e fundit, në vend u gjetën 4,322 të infektuar të rinj, rreth 1 mijë më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Në total në Mbretërinë e Bashkuar numri total i të infektuarve ka arritur në 388,412, prej të cilëve 41,821 kanë humbur jetën.