Armando Baboçi, 39-vjeçari i plagosur pak orë më parë në Durrës, ka ndërruar jetë në spital.
Baboçi dhe djali i tij 19 vjeçar, Erald Gjini, i cili ka ndërruar mbiemrin, u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital pas një sherri me 6 anëtarë të familjes Tatozi.
Përplasje mes tyre ndodhi në lagjen 13 në Durrës.
Sipas hetimeve të deritanishme, përplasja mes dy familjeve ka ndodhur për shkaqë pronësie.
Fillimisht përplasja mes dy familjave është bërë me sende të forta, deri sa një prej anëtarëve të familjes Tatozi qëlloi me armë.
Viktima mësohet se kishte marrë plumba në bark, ndërsa djali i tij, i cili ende po kurohet, ka marrë plumba në krah.