Gjykata e Tiranës ka dënuar me 40 ditë burg, Gentian Manaj, të arrestuar më 17 shtator, si pjesë e grupit shqiptar të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në vendet e Evropës Perëndimore.
Grupi kriminal i njohur me emrin “Kompania Bello”, u shkatërrua pas një hetimti të policive të 10 vendeve, mes të cilave dhe ajo shqiptare. Operacioni u quajt ‘Los Blancos’. Grupi kriminal po hetohej prej 5 vitesh.
Mes 20 të arrestuarve ishte dhe Eldi Dizdari, një emër i njohur i krimit shqiptar, si dhe 9 shqiptarë të tjerë, 5 prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri, ndërsa të tjerët në vende të ndryshme të botës.
Gjatë 5 viteve hetim, policia ka kapur mbi 4 tonë kokainë dhe 5,5 milionë euro të kësaj bande.