BE do të blej 88 milionë doza të vaksinës Covid19 për vendet e varfra

Nga Exit News
BE do të blej 88 milionë doza të vaksinës Covid19 për vendet e varfra

Bashkimi Evropian do të blej 88 milionë doza të vaksinës së koronavirusit për vendet e varfra si pjesë e nismës për të siguruar dhe shpërndarë vaksinën në botë, tha Komisioni Evropian, të premten, në një njoftim për shtyp.

Komisioni dhe 27 vendet evropiane, nën slloganin “Ekipi Evropa”, do të kontribuojnë në nismën COVAX me 230 milionë euro kesh përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve. Kjo shumë do të shërbej për blerjen e 88 milionë doza të vaksinës Covid19, të cilat do të shpërndahen tek vendet e varfra dhe të mesme. 170 milionë euro shtesë do të jepen në formën e granteve nga buxheti I BE-së.

Sipas njoftmit për shtyp, KE i kërkon kompanive prodhuese të rrisin kapacitetin për shpërndarjen e vaksinës dhe kërkon heqjen e kufizimeve për eksportin e materialet të nevojshme për prodhimin e vaksinës.

KE gjithashtu firmosi të mërkurën një kontratë me kompaninë Sanofi-GSK. Kjo është kontrata e 7-të e firmosur nga KE për blerjen e vaksinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>