Nga 19 deri në 21 shtator, të gjithë studentët që ende nuk janë regjistruar në një degë studimi në universitet, do të kenë mundësinë të regjistrohen në raundin e dytë.
Sipas kreut të Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, në këtë raund parashikohet të aplikojnë rreth 9 mijë nxënës.
Krahasuar me një vit më parë, sipas Xhelaj, ka pasur një numër më të lartë studentësh të regjistruar që në raundin e parë, rreth 15 mijë. Prej tyre, vetëm 170 janë çregjistruar duke lënë vende bosh për nxënësit e raundit të dytë.
Pas fazës së aplikimit, studentët fitues në raundin e dytë do të kenë mundësi të regjistrohen në shkolla në periudhën 30 shtator – 9 tetor.