159 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, pasi u kryen 844 testime në rang vendi.
Në 24 orët e fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën.
185 pacientë janë të shtruar për trajtim nga Covid-19, ndër të cilët 15 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 68 raste në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 raste në Shkodër, 9 në Berat, 6 në Krujë, Gjirokastër, 5 raste në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq. Nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçovë dhe Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6,940 që nga fillimi i epidemisë.