Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të luftojë për t’i rikthyer të rinjve shpresën dhe dëshirën për të qëndruar në vend.
Në një postim në Facebook, Meta kujtoi vizitën e Papa Françeskut, 6 vite më parë, dhe këshillat e tij:
“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij historike në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: ‘Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik’.
Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.”