Gjykata e Durrësit vendosi të martën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Arbër Kotajn, i akuzuar për vrasjen e Idajet Dullës, në 19 shtator, në Durrës.
Kotaj akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ai e vrau Dullën duke goditur me thikë në zemër, pas një sherri të çastit.
Gjatë seancën gjyqësore, Kotaj ka trguar pendim dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës.