
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur, të martën, shembjen e 12 pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në Valias, Kamëz.
Inspektoriati i Ndërtimit i ka shpallur pallatet të pabanueshme dhe të dëmtuara përtej çdo mundësie për tu riparuar.
Më herët Exit News ka shkruar se banorëve të Valiasit u ishte thënë se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti deri në fund të gushtit, por nuk u është thënë se ku do të jetojnë.
Banorët thanë se nuk ishin njohur me ndonjë projekt për rindërtimin e shtëpive të tyre dhe as nuk dinë se ku do të strehohen ndërkohë.