Gjykata e Posaçme e Apelit konvertoi dënimin për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës, të cilët akuzoheshin për korrupsion, nga 2 vjet burg në shërbim prove.
Sipas Abc News, Apeli vendosi shërbim prove dhe për biznesmenin Namik Sadiku, i cili pagoi udhëtimet jashtë vendit për 3 gjyqtarët.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në nëntor të 2019-tës me nga 2 vite burg gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.
Tre gjyqtarët akuzoheshin se 5 vite më parë kishin përfituar nga Zoti Sadiku udhëtime të shpeshta jashtë shtetit në këmbim të vendimeve pro tij. Biznesmeni ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.