Minisitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se shteti shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen për tu bërë pjesë e aleancës Gavi për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.
Në një takim me ekspërtët e Komitetit të Imunizimit në ISHP, Manastirliu pohoi:
“Bazuar në rekomandimet tuaja të vlefshme, Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi, për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër Covid-19, nëpërmjet mekanizmit COVAX, ku aderojnë 80 shtete, mes të cilave edhe vendet e Bashkimit Europian”
Ajo shtoi se qeveria është e angazhuar për të garantuar blerjen e vaksinës kurdo që ajo të dalë.