Policia e Elbasanit arrestoi, të mërkurën, një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
44 vjeçari kishte ndërruar katër emra: Jorgo Wojtaszcyk, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli.
Ai kërkohej nga Italia pasi në vitin 2010 është dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos për trafik lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
44 vjeçari pritet të ekstradohet së shpejti në Itali.