121 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 787.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën.
189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 139 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 787 të infektuar,
– 370 viktima;
– 7 139 të shëruar,
– 5 278 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 23 shtator:
- Tiranë 2 616 raste
- Durrës 564 raste
- Shkodër 381 raste
- Lezhë 305 raste
- Elbasan 304 raste
- Korçë 249 raste
- Fier 244 raste
- Vlorë 193 raste
- Kukës 150 raste
- Berat 105 raste
- Gjirokastër 81 raste
- Dibër 86 raste