Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas është vetizoluar pasi njëri nga anëtarët e ekipit të tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në një deklaratë për mediat, ministri Maas pohoi se nga testimi kishte rezultuar negativ por duhet të vetizolohej sipas ligjit gjerman.
Ai anulloi takimet zyrtare në Jordani ku do të takonte homologët e tij në Francë, Egjipt dhe Jordani.
Më herët dhe presidenti i Këshillit Europian u vetizolua pasi një nga truprojat e tij u infektua me koronavirus.