Pse po protestohet në Maqedoni? – Exit Shpjegon

Pse po protestohet në Maqedoni? – Exit Shpjegon

Prej disa ditësh, mijëra qytetarë maqedonas janë duke protestuar kundër Presidentit Gjorge Ivanovic.

Qytetarët janë të revoltuar me vendimin e tij për të falur dhe urdhëruar pushimin e hetimeve për ish–Kryeministrin Nicolas Gruevski dhe disa ish-ministra të tij, të cilët po hetoheshin për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe një sërë akuzash të tjera.

Më poshtë është kronologjia e ngjarjeve:

  • Në shkurt të vitit 2015 u bënë publike një sërë përgjimesh telefonike të drejtuesve të lartë shtetërore të Maqedonisë, të cilat hidhnin dyshime për manipulime të zgjedhjeve, kontroll të gjyqtarëve, përdorimin e drejtësisë kundër opozitës, marrëveshje të dyshimta biznesi, mbulim vrasjesh, etj.
  • Pas publikimeve, partia më e madhe opozitës, Unioni Social Demokratik e drejtuar nga Zoran Zaev, braktisi parlamentin duke e futur vendin në krizë politike. 
  • Në 15 janar 2016, si pasojë e krizës, Kryeministri Gruevski dha dorëheqjen nga posti që e mbante prej 10 vjetësh. 
  • Në 17 janar 2016, opozita pranon të kthehet në parlament pasi arrihet marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në qershor 2016. Krijohet një qeveri teknike me Kryeministër Emi Dimitriev për përgatitjen e zgjedhjeve.
  • Në 12 prill 2016, Presidenti Gjorge Ivanovic, bën të ditur vendimin e tij për të falur të gjithë politikanët e përfshirë në skandalin e përgjimeve, vendim që çoi në pushimin e menjëhershëm të hetimeve mbi ta. Personat që përfituan nga ky vendim janë ish-Kryeminsitri Gruevski, disa ish-ministra të qeverisë së tij dhe ish-anëtarë të kabinetit të tij. 
  • Pak çaste pas njoftimit të faljes, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar përpara godinës së Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë.
  • Të nesërmën më 13 prill 2016, mbi 3 mijë qytetarët protestuan në rrugët e Shkupit dhe u përpoqën të hynin me forcë në zyrën e Presidentit. Policia u përplas me protestuesit, nga të cilat mbetën disa të plagosur. Të paktën 12 persona u ndaluan nga policia.
  • Më 14 prill, Presidenti Ivanovic, deklaroi se pavarësisht protestave, ai nuk do ta anullojë vendimin e tij. Qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë protestat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>