Ministja e Financave Anila Denaj nuk sqaroi pse qeveria ka zgjedhur të mbyllë laboratorin publik për testet e Covid-19, në favor të privatit, gjatë pikut të pandemisë.
E ftuar në emisionin Open, të Top Channel mbi ekonominë e vendit pas Covid-19, Denaj debatoi me Neritan Sejaminin mbi kthimin e shëndetësisë në monopol për privatin.
Pjesë nga debati:
Sejamini: Keni privatizuar të gjithë laburatorët. Të gjithë laburatorët i keni çuar te privati.
Denaj: Bëhet fjalë për outsorse, e njihni si koncept?
Sejamini: Ti po thua të privatizojmë publikun. Çfarë po thua? Keni firmosur një konçension për laburatorët Covid. Konçensioni e mban mbyllur laboratorin dhe në shkojmë te private e paguamë 120 euro për test.
Denaj: Konçensioni nuk është as i ministres dhe as i qeverisë. Kjo është për të bërë zhurmusin. Të mos e keqinformojmë publikun.
Sejamini: A mbahet i mbyllur laburatori?
Denaj: Se kam atë informacion unë.