Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të enjten, deklarimin e pasurisë për pesë të dënuar. Ata janë:
- Bledar Çoraj,banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- Donika Çoku,banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
- Arta Çoku, banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
- Baki Çoku, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;
- Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.