Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se jep miliona euro tendera dhe koncësione duke harruar blegtorinë dhe bujqësinë.
Në një postim në Facebook, Meta shprehet se që prej vitit 2017, blegtoria “po shkon drejt një rënie të lirë”.
“Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, shkruan ai në Facebook.