Trump kandidon zyrtarisht gjyqtaren Barret për në Gjykatën e Lartë

Nga Exit News
Trump kandidon zyrtarisht gjyqtaren Barret për në Gjykatën e Lartë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kandiduar zyrtarisht gjyqtaren Amy Coney Barret, për në Gjykatën e Lartë.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në krah të gjyqtares, Trump e ërshkroi atë si një “një grua me arritje të pakrahasueshme”, me “një ndershmëri të padëgjuar për kushtetutën”.

Nëse konfirmohet nga senatorët, gjyqtarja Barret do të zëvendësojë gjyqtaren liberale, Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq pak kohë më parë.

Konfirmimi do të ndez luftën në senat para zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati democrat për President Joe Biden I kërkoi senatit të mos e plotësojë vendin bosh në Gjykatën më të Lartë të SHBA-ve, derisa të zgjidhet presidenti I ardhshëm.

Nëse gjyqtarja Barret konfirmohet, atëherë konservatorët do të kenë shumicën në Gjykatën e Lartë për të paktën dekadën e ardhshme.

Barret është emërimi i tretët i Trump, pas emërimit të Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh në 2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>