Një maqedonas, 35-vjeç, u arrestua, të dielën, në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kroacia, pasi është dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Pritet që ai të ekstradohet drejt Kroacisë.